×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi: Ulet numri i viktimave në Shqipëri

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 18:46

    Është ulur ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 2 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 179 raste të reja me COVID nga 2652 teste të kryera.


    Viktimat e 24 orëve të fundit janë shënuar në Tiranë, të moshave 82 – 85 vjeç. Ndërkohë, rastet e reja janë konfirmuar; 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!