×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kreu i Komisionit të Ligjeve me doktoraturë të vjedhur

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 12:02

    Studiuesi Vladimir Kola denoncon plagjiaturën  që ka bërë kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja me doktoraturën.


    Sipas Kolës në të paktën 4 kapituj Manja ka marrë copy – paste nga punime shqiptare dhe të huaja të botuara më parë.

    Shkrimi

    Mirëmbrëma nga “ustai i plagjiaturave”

    Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë

    Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull

    “Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”, e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.

    Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:

    http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…

    1.

    Në Tezën në fjalë, 7 faqe (faqet 107-114) janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull:

    “E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”, me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7.

    Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

    http://www.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf

    Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

    2.

    Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull:

    “Inspections Reforms: Do Models Exist?”

    Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

    http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…

    Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

    3.

    Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar nga

    Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004.

    VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:

    http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc

    Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

    4.

    Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:

    http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm

    http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm

    Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.

    © Vladimir Kola

    Më poshtë po vendos krahasimin e teksteve:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!