×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kreu i Parlamentit Evropian, David Sassoli vizitë zyrtare në Tiranë më 2 dhjetor

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:02

    Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në 2 dhe 3 Dhjetor.


    Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të Parlamentit Europian. Axhenda e Presidentit të PE kalon si fillim nga Shkupi ku ai do të mbërrijë të hënën e javës së ardhshme. Një muaj më vonë ai do të zhvillojë vizitën zyrtare në Shqipëri.

    Në një njoftim për vizitën e tij Sasoli thotë se vizita në dy vendet e Ballkanit është një nga më të rëndësishmet si dhe thekson qëndrimin e Parlamentit Europian në favor të çeljes së negociatave me të dy vendet.

    Vizita e Sasolit do të jetë e para e një prej drejtuesve më të lartë të Bashkimit Europian pas samitit të 17-18 tetorit ku Këshilli nuk vendosi për hapjen e negociatave.

    Ky vendim u kritikua nga një pjesë e vendeve dhe zyrtarëve të BE-së të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për besueshmërinë e unionit në Ballkan.

    Sasoli është gjithashtu zyrtari i parë i lartë i BE që i përket të mandatuarëve të rinj pas zgjedhjeve të reja që u zhvilluan në Bashkimin Europian. Në Nëntor pritet që Presidentja e re e Komisionit si dhe të gjithë komisionerët e rinj të marrin detyrat e tyre për të çuar përpara axhendën e mandatit të ri 5-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!