×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi: Votoni LSI të çojmë Ramën në Bangladesh, t’ju japim shansin shqiptarëve të punojnë në Shqipëri

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 21:47

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga Saranda i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për forcën politike që ajo drejton, e cila sipas saj, do të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.


    Kryemadhi tha se është fatkeqësi që në vend ka vetëm 2 muaj turizëm në vit, kur në fakt do duhet të kishte gjithë vitin. Kryemadhi u shpreh se bizneset nuk duhet të vuajnë më prej selektimit politik duke bërë thirrje që më 25 Prill të çojnë Ramën në Bangladesh.

    “Më 25 Prill ne kërkojmë ndryshimin. Duhet ta bëjmë realitet duke shkuar për të votuar. Zotit iu deshën 6 ditë për të bërë botën dhe numri 6 është shumë për njerëzit për ta ndryshuar dhe për të sjellë begatinë në Shqipëri.

    Unë besoj në Zot dhe e kam kuptuar çfarë duan njerëzit. Njerëzit duan të jetojnë në shtëpitë e tyre të lirë. Duan të shikojnë nipërit dhe mbesat si linden dhe si rriten. Nuk e mendoja që sot do të kishte kaq shumë njerëz.

    Është fatkeqësi që sezonin turistik është vetëm dy muaj kur ne duhet ta kemi gjithë vitin, Nuk duhet të vuajnë kompanitë turistike prej selektimit politik. Ta çojmë Ramën në Bangladesh dhe t’ju japim shansin shqiptarëve të punojnë në Shqipëri”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!