×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës infektohet me Coronavirus

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 11:25

    Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19.


    Mësohet se kryebashkiakja ka bërë tamponin pasi ka patur dyshime pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

    Në përgjigjen e ardhur sot nga strukturat e shëndetësisë ajo rezulton e prekur me COVID-19.

    Pas konfirmimit Ademi nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

    Disa kohë më parë në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë por ata e kanë kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!