×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuksianët u bllokojnë rrugën, maturantët kosovarë ia marrin valles

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 20:36

    Në Kukës demokratët kanë bllokuar rrugën e Kombit duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.


    Të gjendur në këtë situatë, një grup maturantësh nga Kosova që ishin nisur për në Shqipëri, në pritje të zhbllokimit të rrugës ia kanë marrë këngës dhe valles në rrugë.

    Kujtojmë se sot opozita e Bashkuar në Shqipëri ka protestuar sot në 12 qarqet e vendit ku janë bllokuar akset kryesore kombëtare për më shumë se 120 minuta.

    Mbështetësit e thirrur nga opozita bashkë me ish-deputetët janë mbledhur duke bllokuar qarkullimin si shenjë e mosbindjes civile nga qeverisë.

    Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte me protestuesit tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!