×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlorë, sekuestrohen 48 kg kanabis dhe 97 fidanë, dy në pranga

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 9:44

    Policia e Vlorës finalizoi me sukses operacioni policor “Prita”, ku u godit një tjetër rast i kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.


    Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

    “Operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera”,- njofton policia.

    Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!