×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kultivonin kanabis, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre në Shqipëri

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 13:44

    Uniformat blu kanë arrestuar 3 persona në Krujë, pasi u kapën duke kultivuar lëndë narkotike të llojit kanabis.


    Ndërkohë gjatë kontrollit është sekuestruar gjithashtu edhe një armë zjarri. Ata jnë kapur duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, pyllin e Krastës, 40 fidanë të sapo mbjellë në kubikë.

    Gjithashtu në pranga kanë rënë Sulejman Blushi, 20 vjeç, Ermond Goga, 29 vjeç dhe Kristi Goga, 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë

    Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje në Krujë.

    Sekuestrohen një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri.

    Vihen në pranga 3 shtetas.

    Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

    Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

    S.B., 20 vjeç, E. G., 29 vjeç dhe K. G., 20, banues në lagjen Nr. 4, Krujë.

    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzuar, 40 fidanë të sapombjellë në kubikë.

    Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.

    Ndërsa në banesën e shtetasve E. G. dhe K. G (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.

    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!