×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kurz uron Ramën: Do të bashkëpunojmë për pandeminë, ju mbështesim për integrimin

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 15:22

    Një tjetër urim nga ndërkombëtarët ka marrë sot kryeministri Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.


    Është kryeministri austriak Sebastian Kurz, i cili përmes një postimi në Twitter ka uruar kreun e qeverisë shqiptare dhe shprehet se mezi pret që të forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërkohë që shpreh mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

    “Urime Edi Ramës për fitoren e radhës të zgjedhjeve parlamentare. Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e COVID-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!