×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush është kasapi i arrestuar për vjedhjen në Rinas, në 2011 kandidoi në zgjedhje

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 20:42

    Policia njoftoi sot se arrestoi një tjetër person të dyshuar për grabitjen e Rinasit, ku u vodhën 6.7 milionë euro.


    Ai është Elton Pikli, 32 vjeç, banues në Krujë.

    Ai ushtronte profesionin e kasapit në qytetin e Krujës.

    Në 2011 ai ka qenë kandidat për këshillin bashkiak të Krujës, por nuk ka arritur që të fitojë, pasi ishte i shtati në listën shumë emërore.

    Pikli kandidoi nën siglën e partisë “Aleanca Arbnore Kombëtare”.

    Policia e Shtetit në njoftimin e shpërndarë për mediat theksonte sot se Pikli është arrestuar në kuadër të hetimeve për veprat penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!