×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush janë dy vogëlushet që takoi Meta sot në Durrës?

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 17:50

    Presidenti Ilir Meta ishte sot në Durrës për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të nisjes së rezistencës antifashiste në Shqipëri.

    Kreu i Shtetit, teksa u ndal tek busti i Mujo Ulqinakut, pati edhe një takim të veçantë me dy “mikesha” të reja që ka njohur në Durrës, shkruang gazetashqip.

    Aseli dhe Siria mësohet të jenë stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut.

    POSTIMI I PRESIDENTIT:

    I lumtur të takoja Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, sot në 80-vjetorin e rënies heroike të simbolit kombëtar të qëndresës, i cili jo vetëm mbrojti me jetën e tij betimin ndaj Atdheut dhe flamurit, por i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar.

    Me gjakun dhe veprën e tyre, Mujo Ulqinaku dhe patriotët e tjerë frymëzuan rezistencën antifashiste që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe qytetërimit.

    Ndaj sot çdo shqiptar kudo ku ndodhet kujton me nderim e mirënjohje heroizmin e tyre sublim në emër të lirisë dhe flamurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!