Ky është 25-vjeçari që dyshohet se i vuri flakën Ksamilit

Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmë në Ksamil, pasi që i njëjti dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.


Mediat në Shqipëri raportojnë se Policia prangosi Edmond Zogajn, 25-vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Reklamë

Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe shumë të madhe në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet një 25-vjeçar, për zjarrëvënie në Ksamil. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.