×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “La aktrimin për llamarinat”, njeriu i lartësive: Kati i 17-të më duket si i parë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 17:15

    Mbi 20 vite si llamarinist. Vaskë Risto nga Korça kryen këtë zanat në zhdukje duke u përballur hera herës me rrezikun si në këtë rast, që po rregullon ulluqet e këtij pallati. “Nuk më merren mend. Është pasioni im është si skenë” thotë ai.


    Lartësitë me kalimin e viteve nuk i bëjnë më përshtypje. “Kati i 17 për mua është kati i parë, i dytë”. E mësoi zanatin përmes kunatit të tij me profesion inxhinier. Që prej vitit 2000 ai ka punuar pa pushim.

    “Ma ka mësuar kunati nga pasioni nga zelli nisa të punoj me atë. Punova tre vjet pastaj hapa dyqanin tim në tërë zonën. E kam pasion si punën e skenës. Kam qenë aktor, i kam rënë Shqipërisë anë e mbanë dhe këtë e kam pasion. Nuk bëj dallime punoj në fshat dhe në qytet i ndihmoj” shprehet ai.

    Në një qytet si Korça veç Vaskë Risto ka dhe dy llamarinistë të tjerë. Ndaj dëshiron të ndihmojë dhe të mësojë të rinjtë pasi se kanë dhe shanse të punësohen e të paguhen mirë jashtë vendit po sipas tij ata nuk kanë interes.

    “Të rinjtë nuk e mësojnë se ka dhe lekë nëse ikën Evropë, në Gjermani, a jashtë. Nuk e duan të mësojnë se është i vështirë. Mora një djalë po nuk më erdhi për ta mësuar”.

    Familjarët e këshillojnë të mos punojë prej merakut të lartësive, por ai i kundërshton. “Familja dhe fëmijët më thonë të ndaloj. Nuk ndaloj kur të më ndalojë Perëndia” shprehet ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!