×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Laç, pallati 5 katësh i braktisur nga banorët ende pa asnjë verifikim

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 15:47

    Kanë kaluar 2 javë nga tërmeti 6.4 ballë ndërkohë asnjë grup ekspertësh nuk kanë shkuar për verifikim në pallatin 5-katësh në lagjen nr 2 në qytetin e Laçit.


    Banorët e këtij pallati i kanë braktisur banesat e tyre. Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dëmtime të shumta në këtë godinë.

    Banorët thonë se kanë bërë kërkesë në bashkinë e Kurbinit për një grup inxhinierësh që të verifikojnë palltin nëse është i banueshëm apo jo. Por edhe pas kërkesës ende asnjë inxhinier nuk ka ardhur për vlersimin e dëmeve. Banorët shprehen se kanë frikë të qëndrojnë në apartamentet e tyre, transmeton shqiptarja.com.

    “Asnjë njeri kompetent s’ka ardhur. Komplet pjesa e murit me gjithë kolona janë çarë. Në katër pjesë pllakat e dyshemesë. Qëndrojmë jashtë, tek njerëzit tonë. Kemi nejt edhe në makina. Duam siguri. Jemi me strese. Shkojmë tek njerëzit e afërt dhe vijmë e shikojmë sepse i kemi bërë me shumë sakrifica . Vijmë i presim si një nuse dhe ikin. Vetëm na thonë lësho një firmë”, – thanë banorët e pallatit.

    Në këtë situatë janë shumë banorë të Laçit prej dy javësh ata detyrohen të flenë në makina apo të strehohen tek të afërmit pasi askush nuk i jep një vendim zyrtar për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në banesat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!