×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Lahet” Kryeministria, hiqet boja e hedhur nga protestuesit

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 19:59

    Protesta e opozitës u shoqërua me incidente dhe tensioneve të shumta. Protestuesit arritën të çanin kordonin policor dhe të hidhnin bojë dhe domate te muret e Kryeministrisë.


    Por, dy ditë pas protestës së opozitës, Kryeministria është rikthyer në gjendjen e mëparshme, duke e hequr të gjithë bojën.

    Punonjësit e Shërbimit të Pastrimit dhe Dezinfektimit kanë pastruar bojën që protestuesit e opozitës hodhën drejt mureve.

    “Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito”, ishte një nga reagimet e kryeministrit Edi Rama, referuar protestave të opozitës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!