×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lajm i mirë nga Ambasada Amerikane: Nuk ka rritje shpërthyese të infektimeve në Shqipëri

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 16:16

    Ambasada amerikane në Tiranë reagoi me një deklaratë në lidhje me situatën në vendin tonë.


    Sipas ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ka një lajm të mirë, pasi nuk ka rritje shpërthyese të infektimeve.

    Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë masat e marra, pasi sipas saj, po japin rezultat në luftën kundër COVID-19

    Deklarata e plotë e ambasadës:

    Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

    Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!