×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lehtësimi i masave anti-Covid, nxënësit e arsimit parauniversitar nga sot mësim në shkolla

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 8:13

    Kjo e martë shënon rikthimin e të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, në mjediset fizike të shkollave duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS.


    Ministrja Kushi ka bërë me dije se ashtu si në fillim të këtij viti shkollor, do të lihet në fleksibilitetin e shkollave për të hartuar specifikisht grafikun mbi zhvillimin e procesit mësimor sipas skenarit të parë: qoftë ai me një, dy apo me shumë turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushteve të shkollës.

    Kushi ka nënvizuar se sfida më e madhe janë provimet e Maturës Shtetërore dhe mbyllja me sukses e këtij viti shkollor.

    Vendimi për rikthimin e nxënësve në shkolla u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!