Huanito Martini ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar për pronën e tij.
Ai pretendon se prona është grabitur, pavarësisht se disponon gjithë dokumentacionin.
“Po i vjedhin njerëz të ardhur prej zonave të thella të Mirditës, Pukës, sjellin edhe njerëz të tjerë.
I kam bërë thirrje Pjerin Ndreut të zbatojë ligjin se vjedhin pronat e mia, i shesin 4 milion dhe blenë vetura cubat e pronave. Ata duhet t’i kapin dhe t’i kërkojnë llogari, jo t’i lirojë Prokuroria. Duhet të vinte një i IKMT-së, një autoritet,” thotë Martini.
Ai është lidhur në një tub para bashkisë Lezhë dhe kërkon takim me autoritete.
Ndërkaq, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar protestuesin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.