×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lidhja me reperët nga Kosova, postimi i fundit i 27 vjeçarit që u vra në Tiranë – shihet edhe Getinjo

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 11:22

    Mehmet Qema, i riu që mbeti i vrarë një natë më parë në Tiranë ka pasur njohur me disa emra të njohur të botës së artit.


    Së fundmi ai kishte publikuar këngën më të fundit të reperit Marin. Qema shfaqej shpesh krah tij në rrjetet sociale por edhe me emra të tjetër të njohur si moderator Meriton Mjekiqi.

    27-vjeçari kishte njohje edhe me reperët Majk, Mozzik dhe Gettinjo.

    Ndërkohë një ditë më parë postimi i tij i fundit ka qenë intervista e këtij të fundit në emisionin e moderuar nga binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.

    Ndërkohë në një foto të publikuar nga vetë viktima në rrjetet sociale katër ditë më parë, ai shfaqet mes shokëve të tij, krah për krah me autorin e dyshuar Marius Dema ku duket edhe reperi Meriton Mjekiqi i cili shoqërohej shpesh me djemtë.

    Në foto bashkë me ta shfaqen edhe dy prej personave të shpallur në kërkim nga policia pasi kanë qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur vrasja, Erlind Peka dhe Blerim Hoti.Qema kishte miqësi edhe me emra të tjetër të showbizz-it shqiptar pasi në rrjetet sociale ndiqej edhe nga reperi Majk dhe moderatori Romeo Veshaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!