×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lirohet Ervis Martinaj

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 19:14

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Ervis Martinaj, i akuzuar për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku u vra një person dhe u plagosën 2 të tjerë.


    Gjyqtari Artan Gjermeni ka pranuar të lirojë Martinajn nga masa “arrest në burg” kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh.

    Prokuroria ka qenë kundër lehtësimit të masës së sigurisë. Sipas prokurorëve Anisa Qilimi, Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkesa e Martinajt ishte e pabazuar ne ligj dhe në provë, pasi nga hetimi nuk ekziston asnjë rrethanë që lehtëson pozitën e tij proceduriale.

    Madje, sipas prokurorëve, nevojat e sigurimit për Martinajn janë rënduar. /a2/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!