×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Lulishte kanabisi”, arrestohet 53-vjeçarja pasi mbolli arat me kanabis

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 10:13

    Një 53-vjeçar në fshatin Halil të Fushë Krujës është arrestuar nga policia, ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj L. B., 54 vjeç, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbjellë me kanabis një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh. Në lidhje me këtë çështje tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


    Njoftimi i policisë:

    Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

    Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetase, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

    Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!