×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina përfundon në arë, lëndohen dy të rinj në Korçë

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 20:23

    Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme në Korçë, pasi mjeti ku po udhëtonin ka përfunduar në arë. Aksidenti është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.


    Mjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

    Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe nga lagështia në rrugë.

    Mësohet se pasi ka dalë nga rruga, mjeti ka bërë tre- katër batime dhe ka përfunduar në arë, raporton tch.

    Fatmirësisht dy të aksidentuarit nuk kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!