Manastirliu jep lajmin e mirë: Po përgatitemi për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme nga qyteti i Vlorës dha lajmin e mirë për të moshuarit poshtë 70 vjeç, se do të nisë vaksinimi edhe për ta.


Ndër të tjera Manastirliu theksoi se për të bërë vaksinën mjafton karta e identitetit.

“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët, duke qenë këtu në Vlorë, procesi tashmë prej ditësh vijon duke ecur shumë mirë në qendrën masive të vaksinimit jemi të kënaqur se si po shkon vaksinimi në të gjithë Shqipërinë edhe në fshatrat e largët, nëse ende s’kanë marrë informacion apo njoftim nga mjeku i familjes me kartën e id mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit e të kryejnë vaksinën, do kujdesen më pas mjekët e infermierët në qendrat e vaksinimit për të raportuar te mjeku i familjes.

Për ata plus 70 vjeç që s’e kanë marrë informacionin të paraqiten në gjithë qytetet në qendrat e vaksinimit e të bëjnë vaksinën”, pohoi ajo.

Gjithashtu ministrja tha se për personat mbi 60 vjeç do të nisë vaksinimi në ditët në vijim.

“Ndërkohë jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e rriskut”.