×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbërrijnë 100 mijë doza të tjera vaksinash në Shqipëri

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 17:17

    Kanë mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Shqipëri 100 mijë doza të tjera vaksinash kineze “Sinovac”. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në faqen e tij zyrtare momentin e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit.


    “Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid”, shkroi Rama.

    Në Aeroportin e Rinasit kontingjentin e vaksinave kineze e pritën tre ministrat e mazhorancës; Belinda Balluku, Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu.

    Ministrja e Shëndetësisë tha se me këto ritme do të realizohet plani që brenda muajit maj të jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë.

    “Kjo i shërben vaskinimit të popullatës në përpjekje që të kemi kryer 500 mijë vaksinime deri në muajin maj”, tha ajo.

    Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se një ditë më parë Këshilli i Ministrave ka dhënë autorizimin për të negociuar marrjen e 50 mijë dozave të tjera të vaksinës ruse “Sputnik V”.

    “Asgjë s’do na ndalojë të bëjmë 500 mijë vaksinime për qytetarët. Siç e shikoni numrat janë në rënie. Ne kemi filluar ta mundim atë flamë dhe pani i vaksinimit do të Plani i vaksinimit do të vijojë me shpejtësi për të realizuar ato objektiva q kemi. Ne jemi duke negociuar me vende mike, me prodhues edhe me distributorë të tjerë të autorizuar. Dje kemi marrë autorizimin nga Këshilli i Ministrave, për të negociuar përfundimisht për 50 mijë doza “Sputnik V””, tha Ahmetaj.

    Ardhja e vaksinave kineze është pjesë e marrëveshjes së finalizuar ditë më parë, ku Shqipëria ka firmosur për të marrë 1 milion vaksina “Sinovac”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!