×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbi 600 mijë vaksinime të kryera në Shqipëri deri më tani

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 23:53

    Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar në 24 orët e fundit atje janë kryer 10,169 vaksinime antiCOVID.


    Referuar shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 632, 676 vaksinime.

    Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor, ndërsa deri në këto momente Shqipëria ka siguruar 760 mijë doza vaksinash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!