×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbyllen 2 orët e qarkullimit me vetura në Tiranë, si është situata në rrugët e kryeqytetit shqiptar

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 10:09

    Ka përfunduar qarkullimi me orar të kufizuar i automjeteve në kryeqytet. Leja e lëvizjes së automjeteve ishte përcaktuar nga ora 06:00 deri në orën 08:00 si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.


    ‘ABC News’ raporton se nga zona e “Zogut të Zi” ka rënë fluksi i automjeteve dhe se është shtuar lëvizja e qytetarëve në këmbë.

    Po ashtu në këtë zonë ndodhet edhe patrulla e policisë, që bën kontrollin e çdo mjeti që kalon, pasi tashmë është e lejueshme qarkullimi vetëm i mjeteve me autorizim përkatës.

    E tillë paraqitet situata edhe në zonën e rrethrrotullimit të Saukut. Në të dyja anët e rrugës ka shumë pak automjete në lëvizje. Në këtë zonë nuk shihet prezencë e policisë, por duket se ka një ndërgjegjësim të qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!