×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbytet një tjetër pushuese në Vlorë, rasti i dytë brenda javës

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 10:34

    Është shënuar viktima e dytë brenda javës në plazhin e Vlorës. Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në Vlorë, ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër person mbeti viktimë e ujit.


    Raportohet se sot ka mbetur viktimë një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar arrest kardiak, sapo ka hyrë në det, në zonën e njohur si plazhi i ri. Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.

    Kujtojmë që kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik. Gjatë muajit qershor, uji iu ka marrë jetën edhe dy pushuesve të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës më 17 qershor, dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës, më 11 qershor. /BallkanWeb/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!