×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Më e pëlqyer se Rama e Basha, kush është gruaja politikane më e votuar në Shqipëri

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 17:28

    Vazhdon numërimi i votave për kandidatët në të gjithë vendin për zgjedhjet e mbajtura më 25 prill ku fitoi me 74 mandate kryeministri Edi Rama, duke siguruar mandatin e tretë në Shqipëri.


    Ndërkohë, që lista e votave përditësohet çdo minutë  deri në përfundim të numërimit, zbuloni kush janë deri më tani politikanet më të votuara në Shqipëri.

    Deri në këto momente, listën e më të votuarve në vend, e kryeson ministrja Belinda Balluku, në vend të pestë me 13 943 vota.

    Balluku është ndjekur nga Aurora Mara, ish-deputetja e LSI e cila kandidoi për PS në qarkun Dibër dhe ka marrë plot 9367 vota.

    E treta në listë është demokratja Grida Duma e cila deri më tani shënon 8179 vota duke lënë pas ministret e Ramës si Manastirliu dhe Spiropali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!