×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me kafe në dorë, qytetarët e Tiranës vazhdojnë ritualet e përditshmërisë

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 13:46

    Pasi blejnë kafen në gota plastike në një furrë buke aty pranë, banorë të kësaj zone, ulen në stolat e parkut, për ta konsumuar.


    Më tej shihen punonjës të bashkisë që pastrojnë mbeturinat që këta banorë lënë pas. Kjo është pamja sot, në një nga zonat e kryeqytetit, afër Maternitetit te Ri.

    Do rimë pak minuta dhe do futemi brenda. Po qëndroj më shumë me bashkëshorten këto ditë. Po shikojmë vetëm lajme dhe muzikë. Na jepni më shumë filma shqiptarë. Ne po merremi më shumë me fëmijët, bashkë me bashkëshorten”, shprehen qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!