×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mediat në Shqipëri kërkojnë financim nga shteti, bëhet fjalë për mbi 600 punëtorë e 15 mijë familje

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 19:09

    Unioni i gazetarëve të Shqipërisë do ti kërkojë zyrtarisht komisionit të medias në kuvend që të ndërhyjë në mënyrë që qeveria të përfshijë në paketën e ndihmës edhe mediat. Janë 6120 punonjës të medias në Shqipëri me rreth 15 mijë familjarë.


    Aleksandër Cipa, kryetar i Unionit ka folur se si paraqitet gjendja e mediave, në këtë situatë, që dihet kur nisi, por nuk dihet kur mbaron, shkruan Top Channel.

    ”Gjendja paraqitet e vështirë për 6120 punonjësit e medias dhe rreth 15 mijë familjarët e tyre”.

    Por sa të papunë parashikohet të dalin nga kjo situatë?

    ”Ne i kemi kërkuar qeverisë të na përfshijë në skemën e ndihmës, por kanë rënë në vesh të shurdhër. Planin tonë për daljen nga kriza do ta paraqesim në Komisionin e Medias”, tha ai.

    “Ne nuk kërkojmë lëmoshë, por suport financiar, siç parashikohet për nëpunësinë në Shqipëri dhe siç veprohet në Itali, Gjermani e Francë me median”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!