×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mesazhi i ambasadës Amerikane për lirinë e shtypit: Mbështesni mediat dhe gazetarët!

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 17:08

    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend, duke kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.


    “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit”, shkruan Ambasada.

    Më tej në reagimin e saj në Facebook, Ambasada thekson se në këtë ditë duhet reflektuar për të mbështetur mediat dhe gazetarët, të cilët shpesh kanë rënë pre e dhunës, censurës dhe kërcënimeve.

    “Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës”, përfundon reagimin e saj Ambasada Amerikane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!