×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mesazhi mbërrin në telefonin e deputetëve, PS nis punën për shkarkimin e Metës

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 15:27

    Partia Socialiste ka nisur punën për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.


    Në telefonin e deputeteve aktual ka mbërritur një mesazh ku thuhet se deputetët duhet të jenë prezent në zyrën e Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.

    Po kështu, në mesazh paraqiten edhe argumentet sipas PS-së për këtë procedurë, ku theksohet se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetuën para dhe gjatë fushatës zgjedhore, raporton euronews.al.

    “Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.

    Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta është shprehur se do të jetë në krye të Presidencës deri në 24 korrik të vitit 2022 dhe më pas do të anëtarësohet në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

    Sakaq, pak minuta më parë në një dalje për mediat Meta deklaroi se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, pasi do të pasohet me fazën e ankesave dhe rinumërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!