×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mësohet gjendja e prokurorit shqiptar pas atentatit me kallash, dalin edhe pamjet e frikshme

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 17:50

    Një atentat ka ndodhur para pak minutash ndaj prokurorit Arjan Ndoj tek mbikalimi i Shkozetit.


    Policia ka dhënë informacion paraprak, ku njofton se janë plagosur tre persona, ky një person është më rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të traumës.

    ndërsa prokurori Ndoj është dërguar në spitalin e Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Njëri nga personat e aksidentuar bëhet me dije që është shoferi i prokurorit, ndërsa personi tjetër bëhet me dije që është me mbiemër Muharremi.

    Njoftimi:

    Durrës

    Informacion paraprak

    Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

    Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

    Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

    Për zbardhjen e ngjarjes  është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

    Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!