×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Harmonia ndërfetare, vlerë e jashtëzakonshme kombëtare

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 15:22

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.


    Me këtë rast Meta tha se harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare.

    Kreu i shtetit shqiptar falenderon të gjithë udhëheqësit fetarë në vend për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse.

    Ai ka shpërndarë urimin e Kardinal Troshanit me rastin e Bajramit.

    Kardinali në mesazhin e tij të urimit, ka theksuar se Fiter Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.

    “Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë kudo që janë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë të gjithë atyre që e mbajnë, e duan, e ndihmojnë popullin, paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!