×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Kush prek një votë t’i pritet dora, si në mesjetë

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 13:40

    Në një deklaratë nga Korça, Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëroi se, në rast se do të ketë një tentativë për prishje të zgjedhjeve të 25 prillit, ai do të jetë përkrah shqiptarëve.


    Meta u shpreh se është me popullin dhe se do të mbrojë gjithmonë të drejtat e tyre.

    Po ashtu, Presidenti ashpërsoi tonet duke thënë se çdo njeri i cili prek votën të dënohet si në mesjetë, me prerje dore.

    “Presidenti ka vetëm një votë si çdo qytetar i republikës që do ta hedhë në mënyrë të fshehtë në kutinë e votimit.

    Në rast se do kemi në këmbëngulje për të prishur zgjedhjet sigurisht që presidenti do jetë me popullin për të treguar që gjithë shqiptarët pa asnjë dallim kanë vetëm një të ardhme, Shqipëria si gjithë Evropa. Peng është marrë i gjithë vendi apo jo.

    E gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve do të jenë të zgjedhjet. Shqipëria do të jetë vend që ka shpresë, dhe jo e 5 oligarkëve që i marrin shpirtin këtij vendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të rritet borxhi publik dhe varfëria. Borxhi nuk merret për të ndihmuar njerëzit në vështirësi, por merret për PPP që nuk kanë asnjë çmim.

    Të ardhurat shkojnë poshtë. Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë”, tha Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!