×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta reagon pas Taulant Ballës: Vdekje tradhtarëve

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 16:41

    Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur paralajmërimit të Taulant Ballës se do të shkarkohet nga detyra. Nga Facebook, presidenti shkruan se është gati të firmosë dekretin: ‘Për mbrojtjen e Republikës’.


    Postimi i plotë:

    Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
    Shqipëria e Shqiptarëve! ?? Vdekje tradhëtarëve! ?

    Më herët, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla postoi në rrjetet sociale një status ku i kujtonte Metës se nuk e dha dorëheqjen me humbjen e Opozitës në zgjedhje dhe se: Do t’ja bëjmë gati letrat e pensionit të pijë rakim me çifteli me Saliun tek Azili i Lalzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!