×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 15:31

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka uruar Distria Krasniqin e cila fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.


    “Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Presidenti shqiptar po ashtu ka përgëzuar edhe trajnerin e xhudos Driton Kukën dhe gjithë ekipin të cilët, sipas Metës, nuk na kanë zhgënjyer kurrë.

    Distria Krasniqi e fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi në finale e mundi japonezen Funa Tonaki me Waza-Ari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!