×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministri Cakaj spastron diplomacinë: Shqipëria nuk është e kushërinjve dhe krushqive

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 13:10

    “Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e krushqive”


    Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pak muaj pasi ka marrë detyrën ka lancuar edhe një fushatë “spastrimi” në shërbimin tonë diplomatik.

    Vendimin e tij, ai e bëri gjatë një dekalrate për mediat, një ditë pasi u shkarkua si Konsull Nderi i Shqipërisë, indiani Nitin Sandesara, i shumëkërkuar në vendin e tij për pastrimin e miliona dollarëve.

    Teksa theksoi se ka vendosur që të shkëpusë marrëdhëniet me disa punonjës, ministri në detyrë shtoi se numri i të prekurve mund të shkojë deri në 20.

    “Largim nga puna për ata që nuk përmbushin detyrimet. Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për nevojat reale të punës. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20.axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Duke vlerësuar njëkohësisht, hapjen e dyrve të shtetit për të rinjtë ekselentë të vendit si avantazh të madh që duhet shfrytëzuar e doemos për të ripërtërirë administraën tonë, komunikoj se kemi gati thirrjen publike për vakancat e krijuara nga vala e pastrimit në shërbimin tonë diplomatik, Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive, por e të gjithë pa dallim dhe meriton të përfaqësohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral”, tha Cakaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!