×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministrja e Arsimit të Shqipërisë bisedon me homologun serb për përmirësimin e arsimit shqip në Serbi

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 18:27

    Vizita e ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sportit nga Republika e Shqipërisë, Besa Shahini në Bujanoc, dhe takimi i saj me homologun e saj nga Republika e Serbisë, Mlladen Sharçeviq, u prit me entuziazëm të madh nga shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës me shpresë se do të zgjidhet problemi i teksteve mësimore për shkollat shqipe në këtë vend.


    Pas takimit mes dy ministrive të realizuar në hapësirat e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc, ministrja Shahini tha se vizita saj në Bujanoc ka të bëjë me çështjen e arsimit në gjuhën shqipe në Serbi dhe përmirësimin e gjendjes momentale.

    “Marrë parasysh që ministri Sharqeviq ka shprehur dëshirën dhe vullnetin që këto aftësi bazë të zhvillohen edhe më shumë, për të gjithë nxënësit pa dallim gjuhën që flasin, atëherë ne jemi në dispozicion të ndihmojmë në çdo formë të nevojshme, sikurse me resurse edhe me tekste mësimore dhe ekspertët tanë, me qëllim që të çojmë përpara këtë qëllim të mirë duke mirëpritur bashkëpunimin e mëtutjeshëm” ka thënë para medieve Shahini në Bujanoc.

    Kjo vizitë e ministres Shahini në Bujanoc, vjen shumë shpejt pas takimit të kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa me ministren Shahini në Tiranë, me qëllim të aktualizimit të problemeve që lidhen me mbarëvajtjen e arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe zgjidhjen e problematikës me tekstet shkollore në gjuhën shqipe. /PreshevaPress/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!