×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministrja e jashtme në Shqipëri nga forumi i “Antalya”: Konferenca e parë ndërqeveritare, kyç për besueshmërinë e BE-së

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 11:14

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku ishin pjesë panelistë si europarlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta.


    Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj.

    “Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit cdo arritje standartesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e radhës në rrugën drejt BE-së. Një proces i tillë, i besueshëm dhe i prekshëm, është një mbështje e pazëvendësueshme për reformat e vështira që jemi duke zbatuar”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

    Lajçak dhe Lagodinsky nëvizuan se nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Për tre ditë rradhazi, në Turqi u mbajtën Samiti dhe Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya ku morën pjesë drejtues shtetesh e qeverish nga mbi 30 vende të botës e ku Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. e.l/abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!