×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti i mbërritjes së Ramës në Shkodër, me kaq gardistë shoqërohej

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 23:52

    Situata e tensionuar në Shkodër, ka sjellë masa të shtuara edhe për kryeministrin Edi Rama.


    Gjatë takimit elektoral në pedonalen që qytetit të Shkodrës, kreu i qeverisë është shoqëruar nga një numër i lartë të forcave të rendit, por edhe nga gardistë, të cilët ishin prezent në të gjithë perimetrin e aktivitetit.

    Po ashtu ka rënë në sy që Rama në këtë miting veç Ditmir Bushatit dhe socialistëve, shoqërohej edhe nga deputeti i PSD-së, Tom Doshi.

    Një pjesë e tyre ishte e veshur civil për të kontrolluar turmat nga brenda.

    Ajo që bie në sy nga pamjet është se njëri nga bodigardët mban në dorë një çante anti-plumb, transmeton panorama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!