×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti kur policia dhe grabitësit përplasen me armë në aeroportin e Rinasit

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 16:15

    Shqiptarja.com siguron fotot ekskluzive që shfaqin momentin e parë kur grabitësit me furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” hyjnë në aeroportin e Rinasit duke hapur derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse.


    Kanë zbritur nga makina, kanë hequr dy barriera betoni para derës së hekurit, të cilën e kanë hapur fare lehtësisht duke këputur zinxhirin, më tej kanë hipur sërish në furgon.

    Grabitësit janë të vendosur në pjesën e pasme të furgonit, teksa shoferi vazhdon rrugëtimin drejt pistës së avionit ku ndodhi grabitja e 10 milionë eurove.

    Fugoni ka hyrë nga ana e parkingut në aeroport dhe është afruar deri tek dera që më pas edhe kanë mundur që ta hapin.

    Në të tjera foto ekskluzive që Report Tv disponon, ndërhyrja e policisë pas grabitjes, ka ardhur që brenda aeroportit.

    Një furgon i forcave të policisë i ka ndjekur grabitësit që në pistë, por ata janë përgjigjur duke qëlluar me armë.

    Në foto shihet se dera e furgonit të grabitësve është e hapur, pasi autorët kanë qëlluar me armatimet e rënda që kishin.

    Edhe dera e furgonit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është e hapur pasi policia i ka ndjekur duke ju përgjigjur zjarrit të grabitësve, në një hark prej dy kilomtrash larg aeroportit, derisa vrau njërin prej grabitësve, Admir Muratajn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!