×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mosha e re, përparësia e Shqipërisë dhe Kosovës për t’u përballë me koronavirusin

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 9:22

    Epidemiologu shqiptar Taualant Muka, ka shpjeguar se pse koronavirusi në Shqipëri nuk mund të marrë përmasat e Italisë, pavarësisht se tashmë numri i të prekurve ka shkuar në mbi 50.


    Ai ka thënë se mosha luan rol kyç në këtë aspekt, gjë që tregon se Italia po vuan pasojat e COVID-19 edhe për shkak të moshës se plakur, dhe prekjes nga virusi (sikurse shihet dhe në grafik) të moshave te thyera, ne ndryshim nga Korea e Jugut për shembull që ka një moshe më te re dhe për pasoje vdekshmëria nga COVID-19 është tre here me e vogël se Italia.

    Muka ka thënë se prandaj virusi në Shqipëri, duke marre parasysh që jemi një shoqëri e re dhe jo e plakur, nuk mund të këtë sjelljen si në Itali.

    Kujtojmë se edhe Kosova  është ndër vendet me moshën mesatare të popullsisë më të re në Evropë, gjersa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 16.

    Postimi i plotë:

    Pse Shqiperia nuk mund te jete ne kushtet e Italise?!

    Ju kujtohet grafiku i moshes qe ju tregova dje mes Shqiperise dhe Italise? Ky artikull tregon se Italia po vuan pasojat e COVID-19 edhe per shkak te moshes se plakur, dhe prekjes nga virusi (sikurse shihet dhe ne grafik) te moshave te thyera, ne ndryshim nga Korea e Jugut per shembull qe ka nje moshe me te re dhe per pasoje vdekshmeria nga COVID-19 eshte tre here me e vogel se Italia! Grafiku tregon se ne Itali mosha e thyer eshte me e infektuar nga virusi se moshat e reja, ndersa ne Singapor eshte e kunderta. Mesa duke ne Itali nuk e kane menaxhuar kontrollin e perhapjes se infeksionit te pjesa e popullates me e rrezikuar, pra te mosha e trete duke rritur numrin e vdekjeve ne menyre eksponenciale.

    Prandaj virusi ne vendin tone, duke marre parasysh qe jemi nje shoqeri e re dhe jo e plakur, nuk mund te kete sjelljen si ne Itali, dhe projeksionet statistikore mund te ndihmojne per te vleresuar masat qe duhen nderrmare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!