Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë.


Për sot moti do të jetë me kthjellime përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 17/29°C

Zonat e ulëta 21/35°C

Zonat bregdetare 23/34°C