×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mungesa e vrojtuesve në plazhe, qytetarët ndihen të pasigurt

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 18:27

    Mungesa e vrojtuesve në plazhe vijon të mbetet një problem shqetësues. Edhe pse numri i pushuesve që mbyten vijon është i lartë, ende nuk janë marrë masa për sigurinë në vijën bregdetare të vendit.


    42 viktima në 2017, 20 një vit më parë, dhe 4 persona të vdekur vetëm për një muaj, në këtë vit, për shkak të mbytjes në plazhe. Shifrat janë bilanci që tregojnë nivelin e ulët të sigurisë në bregdetin tonë, ndërsa mungesa e vrojtuesve është e theksuar.

    Gent Lasku, Sekretari i Përgjithshëm i Frederatës Shqiptare të vrojtuesve të plazhit thotë se interesi është i lartë për këtë profesion të ri vere, por nevojat mbeten më të mëdha, shkruan abcnews.al.

    “Në shqipëri aktualisht operojënë dhe kanë aplikuar për të operuar rreth 3500 subjekte private duke futur këtu edhe plazhet publike të cilat administrohen nga njësitë vendore, por numri aktualisht është shumë i ulët”.

    Por, sipas Laskut vetë subjektet që përdorin bregdetin kanë detyrimet e tyre ligjore.

    “Vendimet e mëparshme që është detyrim ligjor dhe pa të nuk mund të hapet fare stacioni i plazhit. Unë u bëj thirrje subjekteve që nuk e dinë mirë objektin ligjor që përcakton veprimtarinë e tyre që duhet të kenë një kontratë, ku paraqitet numri i matruikullës dhe çertifikata e vrojtuesit të plazhit dhe të hapin plazhin”.

    Vrojtuesit e plazhit janë një risi e re, vazhdon të jetë një kulturë e re në vend. Vrojtimi është cilësuar si sport, por në fakt shpëton jetë njerëzish dhe fal siguri për qytetarët që shkojnë në plazh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!