×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Shqipëri mbetet në fuqi ora policore, këto janë masat e tjera

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 16:44

    Përveç maturantëve të cilët do të kthehen në shkolla, masat e tjera anti-Covid të cilat janë në fuqi deri në javën që vjen nuk ndryshojnë. Nga mbledhja e sotme e komitetit të Ekspertëve, u njoftua se masat e tjera do të mbeten njëlloj dhe se duhet të ketë një vijimësi të uljes së indikatorëve për situatën më Covid që të ketë lirim të tyre.


    Masat që janë ende në fuqi deri në javën që vjen:

    1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

    2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

    3. Shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online në zonat e riskut të lartë.

    4.Universitetet vijojnë online.

    5.Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

    6-Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona.

    Mira Rakacolli:

    Masat e tjera do të mbeten njëlloj.

    Ora policore vazhdon e njëjtë, nga ora 20:00-06:00, dalja vetëm me leje autorizimi. Restorantët e mbyllura në këtë orar.

    Mësimi do vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor, dhe fluturimet me Britaninë do vazhdojnë të pezulluara.

    Pavarësisht se jemi në një situatë të tillë, duhet që situata të vazhdojë të përmirësohet, të vazhdojmë ti zbatojmë me rigorozitet masat, si maska, respektimi i distancës, një nga aritjet më të mëdha këtë javë ka qenë nisja e vaksinimit masiv, vetëm brenda tre ditëve janë vaksinuar mbi 50 mijë qytetarë. Vaksinimi po vazhdon me këto ritme dhe nëse do vazhdojmë të respektojmë masat atëherë numrat do jenë në ulje dhe do ketë lirim të masave siç i presim të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!