×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Skrapar, fëmija 18 muajsh bie në kazanin e rakisë

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 22:18

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Skraparit. Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysëm ka rënë në kazanin e rakisë në oborrin e shtëpisë.


    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit.

    Mësohet se fëmija ka qenë duke luajtur, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku ndodhej kazani i rakisë gjatë kohës që po ziej. Si pasojë i mitur ka pësuar djegie të shumta në të gjithë trupin.

    Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Skraparit. Por largësia e madhe e fshatit me qytetin e Çorovodës ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome.

    Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën, njofton mapo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!