×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nënë e bijë humbin jetën nga coronavirusi brenda një ditë

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 12:23

    Nënë e bijë në Librazhd kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit brenda një dite.


    Mësohet se nuk mundi që t’i mbijetonte sëmundjes Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.

    E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj. Kjo e fundit ka qenë specialiste në  ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

    Pasi shfaqi shenja të koronavirusit, Vera u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej tre ditësh ndodhej në intubim. Pritet tashmë që trupi i saj i pajetë të dërgohet në Librazhd. E para humbi jetën 93-vjeçarja, dhe pas katër orësh edhe e bija. Ndërkohë pozitiv për Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës.

    Para dy ditësh humbi jetën nga Covid-19  dhe një i ri 23-vjeçar nga Përrenjasi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!