Ngacmuan seksualisht amerikanen, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ngacmuan seksualisht me dhunë një amerikane.

Dy të rinjtë e arrestuar janë A.H 18 vjeç dhe G.Gj. 24 vjeç, raporton shqiptarja.com.

Vajza amerikane ka qenë duke kaluar në rrugë në zonën e Mulletit, kur sipas denoncimit që ka bërë në polici është ngacmuar seksualisht nga 18 vjeçari.

Por bashkë me të ka qenë edhe 24 vjeçari, i cili gjithashtu është prangosur.