×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë: 6-vjeçari shqiptar qëllohet me tre plumba, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 8:11

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Krastë të Martaneshit në Shqipëri, ku një fëmijë 6 vjeç është plagosur në armë zjarri, shkruajnë mediat e Shqipërisë, transmeton Reporteri.net.


    Deri më tani bëhet me dije se fëmija ka marrë tre plumba në pjesën e fytyrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Peshkopisë.

    Raportohet se prindërit e fëmijës kanë kërkuar transportimin urgjent të të miturit për në Tiranë.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por detaje të mëtejshme priten nga informacionet e policisë. /shekulli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!